Nga jugu në veri të Italisë, Viola Ardone sjell librin special ‘Treni i fëmijëve’! Rrëfimi në italinë e pasluftës: Përkon me ç’ndodh sot

19 Nëntor 2023, 16:14

Shkrimtarja Viola Ardone, autorja e një prej librave më special për fëmijë ‘Treni i fëmijëve’ ka vizituar gjatë këtyre ditëve Panairin e Librit. Në Pallatin e Kongreseve ajo ka takuar lexuesit, si dhe ka treguar pak nga shpirti i historisë që rrëfen, bazuar në histori të vërtetë dhe ambientuar në Italinë e pasluftës.