Nga mesazhi i Kadaresë te fjala e ish-presidentit Moisiu, kujtohet në 'Opera' Holokausti e 'Besa e përjetshme' e shqiptarëve ndaj hebrenjve. Yehiel Hilik Bar: Mirënjohje!

27 Janar 2023, 15:41

TIRANË- Nën sloganin "Besa e përjetshme", 'Israeli House Albania' mbajti sot në Teatrin e Operas dhe Baletit, një ceremoni përkujtimore për Holokaustin.  Si shenjë homazhi për 6 milonë burra, gra e fëmijë izraelitë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe mirënjohje për kontributin e shqiptarëve në mbrojtje të 3750 hebrenjve, mbrëmja nisi me himnet e dy vendeve... ndërsa në skenë qirinjtë e ndezur ishin për shpirtrat që u vranë tej çdo imagjinate njerëzore prej nazistëve.