Nga nëntori, pagesat elektronike brenda 30 sekondave me sistemin ‘TIPS Clone’! Transfertat edhe me numrin e telefonit

8 Gusht, 10:16 | Përditesimi: 8 Gusht, 10:16

Banka e Shqipërisë po prezanton një sistem të ri pagesash të menjëhershme që do t'u mundësojë qytetarëve dhe bizneseve të kryejnë transferta në kohë reale, dhe me kosto më të ulët. Sistemi lejon dërgimin e parave edhe vetëm me numrin e telefonit celular, duke eliminuar nevojën për të dhënat bankare të pritësit. Banka e Shqipërisë thotë se platforma synon të ulë kostot e transaksioneve.

E.H/Shqiptarja.com