Nga pallati 8-katësh, te apartamentet e dyqanet, sekuestrohen 5 mln euro pasuri të Fatjon Muratit dhe familjarëve të tij! Të vendosura nga trafiku i drogës

14 Tetor 2022, 18:43 | Përditesimi i fundit: 2022-10-14 18:52:06

Sekuestrohen pasuritë e Fatjon Muratit, i cili u arrestua disa ditë më parë në shoqërinë e Endrit Dokles. Prokuroria thotë se pasuritë e Muratit dhe familjarëve të tij janë vënë përmes aktiviteteve kriminale në Itali. Vlera e pasurive të sekuestrua shkon në 5 milionë euro, ku mes tyre janë një pallat 8-katësh, një apartament, bar-kafe.