Nga premtimi i Ramës për rindërtim, te justifikimet me krizën e luftës, Shqipëria 2 vite pa Teatër Kombëtar, artistët: E shqyen, dhimbje e madhe

17 Maj 2022, 17:36

2 vite nga shembja e Teatrit Kombëtar, diskutimet mbeten tek hapja e garës e rivendosja e një çmimi për godinën e re. Si ka ndryshuar qëndrimi i kryeministrit nga shembja tek sqarimet për mbajtjen pezull të rindërtimit. Ndërkohë dy aktorë të tjerë protagonistë të lidhur me çështjen e teatrit, ministrja Elva Margariti dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, kanë folur për hapjen e garës, dhe projektin që pretendohet se është gati.