Nga rruga antike që lidhte Foinikes me Butrintin te skulpturat e perëndeshave, Report Tv i bashkohet misionit shqiptaro-britanik në zbulim të mistereve arkeologjike në Dobër

11 Shtator 2022, 15:08

Report Tv i bashkohet grupit të arkeologëve nga Oksfordi dhe Instituti Akreologjik në fshatin Dobër pranë Butrintit, ku pas më shumë se tre dekadash rinisin kërkimet. Në fokus të misionit shqiptaro-britanik mbetet konteksti i zbulimit të skulpturave në këtë zonë nga arkeologu Budina dhe rruga antike që mendohet të ketë lidhur qytetet Foinikes dhe Butrintin.