Nga shkolla e re në Fushë Krujë, Kushi: Tekste falas për 182 mijë nxënës, 3 klasat e para do i kenë 1 perdorimshe, Rama: Kjo praktikohet edhe në Francë e Suedi

25 Gusht 2021, 12:21

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, i shoqëruar nga Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe Ministria e Arsimit Evis Kushi, ka vizituar shkollën 9-vjeçare “Gjon Luka” në Luz të Fush Krujës.

Brenda ambienteve të shkollës së re, e cila do të presë 160 nxënës në shtator ministria Kushi foli lidhur me kushtet, kurrikulën, trajnimet e specializuara të mësuesve dhe risitë për këtë vit.