Nga Sri Lanka në Vlorë, erdhën si punëtor fabrike por dëshirojnë të qëndrojnë në Shqipëri

1 Maj, 15:14

Mungesa e fuqisë punëtore në vend ka prekur disa sektorë ndërsa tashmë shumë kompani, sidomos fabrikat i kanë hedhur sytë jashtë kufijve. Vetëm në 4 muaj e parë të vitit, në zyrën e Emigracionit në Vlorë aplikuan për leje qëndrimi 500 punëtorë të huaj.