Nga thurja tek pirografia, njihuni me vajzat që rikthyen traditën e punës së dorës

29 Tetor 2021, 10:58

Puna artizanale ka qenë pjesë shumë e rëndësishme e mënyrës së jetesës së shqiptarëve, veçanërisht grave.  

Por vitet e fundit, duket se puna e dorës pati një tërheqje nga tregu, ku artizanët vendas për shkak të faktorëve të ndryshëm u detyran ta braktisin atë.

Gjendja e zymtë e artizanëve mund t’i atribuohet shkaqeve të ndryshme por duket se pas shume vitesh të lënë në mëshirë të fatit në tregun shqiptar, shihet një një ringjallje e bizneseve të reja e  të vogla, të cilat mbështeten në produkte të krijuara 100% me dorë. Në një pjesë të madhe janë pikërisht të rinjtë ata që janë më të interesuar në këto produkte dhe që përpiqen të sjellin risi në një fushë që mbështetet në traditë.

Xhois Tobli  është një vajzë e re e cila vendosi që të rikthejë traditën e thurjes me grep dhe me shtiza, duke krijuar kështu edhe një faqe në rrjetet sociale, ku ndan pasionin e saj e ndërthur traditën me modernen. Një ide që është përqafur shumë nga vajzat të cilat gjejnë tek punimet me dorë shijen e tradicionales të ndërthura me kaq hijeshi me trendet më të fundit të modës. Ndërsa shprehet optimiste per ndryshimet e tregut artizanal në Shqipëri.

“Unë mendoj që ne do e përgatisim tregun, nuk është përgatitur por unë shoh shumë vajza që po e sjellin fuqishëm, që e duan dhe po e mbështesin njëra-tjetrën, shoh që vetëm ne artizanët e bëjmë me kaq dëshirë, me kaq zell. Do të doja që ta vlerësonin më shumë punën e dorës, sepse realisht është unike” shprehet ajo.

Ndërsa Suela Gega prej 6 vitesh ushtron pasionin e saj të punës së dorë me teknikën ‘ pirografi. Ajo realizon portrete në drru tepër origjinale ku mjeshtëria e saj qëndron tek aftësia për të përshtatur materiale të ndryshme me njëra tjetrën, që të mund të shfaqet hijëshia e punimit artizanal.

Unë kam filluar si të gjithë vajzat e  vogla duke parë mamin dhe gjyshen dhe kur nisa të bëja këto lloj punimesh erdhën nga pasioni im I vjetër që kisha për qëndisjen dhe grepin.

Ndërsa shprehet se interesi I të huajve është tepër I madh megjithatë është pothuajse e pamundur për ta për ti dërguar punimet e tyre jashtë Shqipërisë.

Pjesa më e madhe e shitjeve tona janë në Shqipëri, nuk është se kam bërë kalimë direkt nga unë tek një I huaj por nëpërmjet një personi të njohur, pasi ka vështirësi për t’I dërguar.

Xhuana Maçka bashkë me motrën e saj, janë dy vajza të reja që kanë marrë një iniciativë tepër interesante për të kthyer punën e dorës në tregun vendas e të huaj. =

 “Mendoj që artizanëve i ka munguar prej kohësh një punë stabël që të kthehet edhe kjo në një industri ku të gjithë mund ta gjejnë veten sepse tashmë të rinjtë nuk shkojnë më të mësojnë artizanatë duke ditur që nuk ka një treg dhe ne këtë mentalitet kërkojmë që të ndryshojmë, të krijojmë një treg jo vetëm për ata që blejnë por edhe për ata që punojnë në këtë industri” shprehet ajo.

 

 

 

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha