-
VIDEO
NJË NGA NE/ Shitet 500 lekë/kg, Shyqyri Hysa prezanton frutin fitimprurës: Feijoa bëhet kudo dhe nuk ka kosto!
Feijoa, frut relativisht ende i panjohur për shqiptarët përshtatet në të gjitha tokat dhe nuk kërkon spërkatje. Frutat bien vetë nga pema kur piqen dhe mund të qëndrojnë në tokë për afro tre javë, pa u prishur. Kjo shmang nevojën për punëtorë gjatë vjeljes.
-
VIDEO
Duart që kthejnë historinë në kujtime, artizanët e Butrintit sjellin traditën përmes suvenireve me dru e lëvozhga veze: Kam rritur 7 fëmijë me këtë punë
Një grup artizanësh punojnë çdo ditë suvenire, bizhuteri dhe veshje popullore me motive të mozaikëve të Butrintit. Artizanët tregojnë për Report TV se interesi i vizitorëve për produktet artizanale është gjithnjë në rritje.
-
VIDEO
‘Aman më shpëto lopën’, prek veterineri Gani Çelepija: Kam pritur rreth 11 mijë viça, ja rasti më delikat në punë
Për Gani Çelepijën, pensioni nuk ka qenë periudhë pushimi. Prej 50 vitesh, endet në fshatrat e Shkodrës për t’iu ardhur në ndihmë fermerëve si veteriner.
-
VIDEO
Një nga ne/ Historia e Muhamet Trepçit, mjeshtri që 'lexoi' të fshehtat e drurit të ullirit: Kam gjetur 30 vepra artistike nga natyra
Në punishten e Muhamet Trepçit nuk gjen vetëm punime druri. Një zog i fshehur në drurin e ullirit, u bë pikënisja e një rrugëtimi të pazakontë për mjeshtrin nga Shkodra. Që prej asaj kohe, numëron 30 vepra artistike me autor natyrën.
-
VIDEO
Emisioni i plotë, 'Një Nga Ne'| Të pathënat e rritjes së troftave, 28 vjeçari nga Kovashica rrëfen sekretet e punës në
Gazetarja Xhensila Nako ndjek nga afër një ditë nga jeta e Aleks Shtrezit, 28-vjeçarit nga fshati Kovashicë i Bulqizës, i cili prej 10 vitesh merret me kultivimin e troftës. Procesi nis nga veza, vijon me rritjen e rasatit dhe përfundon me troftën gati për treg — një cikël që kërkon përkushtim të përditshëm dhe kujdes maksimal. Së fundmi, së bashku me familjen, Aleks po përgatitet për një hap të ri: ndërtimin e një bujtine pranë fermës, ku synon të mirëpresë turistë vendas dhe të huaj. Një histori pune, pasioni dhe zhvillimi në zemër të natyrës.
-
VIDEO
'Një Nga Ne'- Aleksi, i riu që rrit trofta në fshatin Kovashicë: Kemi ujin më të mirë në Ballkan
Gazetarja Xhensila Nako ndjek nga afër një ditë nga jeta e Aleks Shtrezit, 28-vjeçarit nga fshati Kovashicë i Bulqizës, i cili prej 10 vitesh merret me kultivimin e troftës. Procesi nis nga veza, vijon me rritjen e rasatit dhe përfundon me troftën gati për treg — një cikël që kërkon përkushtim të përditshëm dhe kujdes maksimal. Së fundmi, së bashku me familjen, Aleks po përgatitet për një hap të ri: ndërtimin e një bujtine pranë fermës, ku synon të mirëpresë turistë vendas dhe të huaj.
-
VIDEO
PERSONAZH/ 'E mësova nga gjyshja', njihuni me Artan Taten, i vetmi djalë që bën me mjeshtri punimet e dorës me grep dhe tezgjah
Nëse keni menduar se punëdoret janë mjeshtri e grave, e keni gabim. Antoni nga Lezha, 31-vjeç e ka thyer këtë tabu. Ai punon jo vetëm me grep, por edhe me tezgjah. E ka mësuar që në fëmijëri nga gjyshja dhe sot rreshtohet krah artizanëve më të mirë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Veri Jug'| Ardenica e fidanishtave, aty ku rritet jeta
Në Ardenicë, te manastiri i ndërtuar në vitin 1282, ku u kurorëzua mbreti i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti, në dasmën e tij me Donikën. Më pas, ndalesë në dy prej lagjeve poshtë kodrinave, aty ku dhjetëra bujq dhe fermerë kanë çelur prej dhjetëra vitesh fidanishtet, ose maternitetet e ullinjve dhe agrumeve. Dashamir Kaja, Trifon dhe Gent Prifti janë personazhet e reportazhit, të cilët sjellin përvojën e tyre nga puna në fidanishtet.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Një nga Ne'/ 'Puna që më fali liri dhe lumturi', Stela Toska: Gjeta veten tek artizanati
Gazetarja Xhensila Nako ka udhëtuar në Shkodër për t’ju përcjellë jo vetëm atmosferën magjike të fundvitit, por edhe një ditë nga jeta e Stela Toskës, artizane inovative prej 9 vitesh. Në këtë periudhë festash, do të ndajë ide dhuratash unike nga kartolinat, tek shenjuesit e librave, procese nga realizimi i tyre si dhe orën e mësimit të artit në Qendrën Kulturore të Fëmijëve. Me rubrikën speciale do të udhëtojmë drejt Prevallës, rreth 20 kilometra larg Prizrenit, në zemër të Maleve të Sharrit. Gazetari Benet Beqiri do t’ju njohë me këtë destinacion të preferuar në sezonin e dimrit, që përzgjidhet nga shumë familje shqiptare për të kaluar një fundjavë në malet e zbardhura nga bora.
-
VIDEO
9 vite artizane inovative, Stela Toska rrëfehet në 'Një nga ne': Kam gjetur veten, puna nga shtëpia është luks!
Prej dy vitesh, Stela është gjithashtu e angazhuar në orën e artit në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Shkodër ku arti shndërrohet në lojë, mësim dhe i mban fëmijët larg telefonave dhe botës virtuale.
-
VIDEO
‘Bukë si dikur’ në qendër të Korçës! Report TV sjell historinë e Viktor Sadikllarit dhe furrës së tij me dru zjarri që ruan shijen autentike
Viktor Sadikllari është një ndër furrtarët më të njohur në Korçë, i cili prej më shumë se 30 vitesh vazhdon traditën e përgatitjes dhe pjekjes së bukës në furrë druri. Në sezonin e festave, nuk mungon as bakllavaja. Për Report TV ai ka folur me pasion për punën e tij.
-
VIDEO
Personazh/ 46 vite punë, nga patkojtë e buallicave deri te kuajt e garave, rrëfehet Gurkazi Xhemali, nallbani i fundit i Maliqit
Në një kohë kur zanatet e vjetra po zhduken një nga një, 68-vjeçari nga Maliqi, Gurkazi Xhemali vazhdon të mbathë patkonjte e kuajve, duke u sherbyer fermereve të gjithë juglindjes por dhe sportisteve që mbajnë kuaj për gara.