Nga Vatikani, Kardinali Ernest Troshani uron besimtarët për Pashkë: Bekime në Zot për të gjithë familjet shqiptare! Paqe në botë, e sidomos në Ukrainë

18 Prill 2022, 08:55 | Përditesimi: 18 Prill 2022, 08:55

Nga Vatikani, Kardinali Ernest Simon Troshani ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Festës së Pashkës.

Në mesazhin e tij, drejtuar besimtarëve katolikë, Troshani e cilëson këtë festë, si ditën e fitores më të madhe. Ai uron që Festa e Pashkës të sjellë gëzim dhe lumturi për çdo besimtar katolik, teksa kryefjalë e urimit të tij ka qenë edhe sa më shumë paqe në botë, e specifikisht në Ukrainë.

r.k./Shqiptarja.com