Nga ‘vatra infektimi’ në shembull vaksinimi, kryetar i shoqatës ‘Pro-Export’: 60 % e stafit të fasonerive të vaksinuar me të dyja dozat! Kemi mungesë stafi, mbi 10 mijë vende të lira pune

8 Shtator 2021, 12:32

Edvin Prençe, kryetar i shoqatës “Pro-Export”, tha se 60 % e stafit të fasonerive kanë bërë të dyja dozat e vaksinës, ndërsa shtoi se është mjaft e nevojshëm që qeveria përmes komunikimit të mund të arrijë të bind qytetarët që të vaksinohen pasi kjo është e vetmja mënyrë që t’i jepet fund pandemisë dhe ekonomia të fillojë të ringrihet. Prençe u shpreh se aktualisht ky sektor ka mungesë stafi ku mbi 10 mijë vende pune janë të lira.