Ngacmimet seksuale online/ Hazizaj në Report Tv: 1 nga 10 fëmijë në Shqipëri viktima, 70% vajza, policia të ketë rol më të madh! Sociologu Dervishi: Shumë s’tregojnë nga turpi

16 Shkurt 2022, 14:22

Drejtori i CRCA, Altin Hazizaj tha në Report Tv se 1/10 e fëmijëve në Shqipëri janë viktimë e dhunës seksuale në internet, ndërsa shtoi se ky numër është trefishuar gjatë 2021. Ai tha se nga rastet e raportuara përmes platformave të posaçme, 70% prej tyre vijnë nga vajzat.