Ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren në Lezhë, dënohet me 7 vite burg ish-polici Kol Kola! E mori në makinë dhe kreu veprime të turpshme

23 Shkurt 2022, 11:47

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 7-vite burg  ish-efektivit e policisë Kol Kola, i cili u arrestua në muajin maj të vitit 2021 për ngacmim seksual të një vajze të mitur 13-vjeçare.63-vjeçari u gjet fajtor për veprën penale “Ngacmim seksual” dhe gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksimal për të pandehurin, ndërsa për veprën penale “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare” mori pafajësi, pasi gjykata doli në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale.