Policia ndihmoi 13 shtetas që mbetën në aksin rrugor Korçë-Esekë mbrëmjen e sotme (12 janar 2025) si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Ersekë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Leskovik, u shkuan në ndihmë disa qytetarëve që kishin mbetur në rrugën e vjetër "Korçë-Ersekë", pasi automjetet me të cilat qarkullonin nuk mund të vijonin lëvizjen për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe se automjetet e tyre ishin të pa pajisur me zinxhirë , informoi mbrëmjen e sotme policia.
Shërbimet e Policisë shkuan në fshatin Qafëzezë me automjete të Policisë të kalueshmërisë së lartë dhe ju dhanë ndihmë 11 shtetasve që udhëtonin me dy automjete, si dhe dy shtetasve që automjeti i tyre kishte mbetur tek 3 Urat e Leskovikut.