Ngjarje e personazhe realë, përmes letërsisë së Visar Zhitit në ‘Rrugët e ferrit’ të Spaçit! Shkrimtari, zë dhe për bashkëvuajtësit: Ku mbaronte dhimbja ime, niste e tjetrit!

14 Shtator 2023, 18:15

Në bibliotekën e Institutit Italian të Kulturës u prezantua libri më i fundit i shkrimtarit Visar Zhiti “Rrugët e ferrit”, tanimë i përkthyer në italisht. Libri sjell dëshmi të asaj jete që siç thotë ai, “vetëm jetë nuk ishte”, si dëshmitar e përjetues i torturave çnjerëzore në burgun e Spaçit.