Ngjarjet e vjetra kriminale dhe Call Center-at, Drejtoria e Policisë Tiranë mbledhje me drejtuesen e Prokurorisë, Elisabeta Imeraj

11 Nëntor 2021, 12:41

Aktualisht në Prokurorinë e Tiranës po zhvillohet një takim i thirrur nga drejtuesja e këtij institucioni, Elisabeta Imeraj, ku merr pjesë Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika, së bashku me vartësit e tij, shefat e 6 komisariateve, gjithashtu shefat e pastrimit të parave dhe krimeve të rënda.