Ngjela: Berisha s'mund të jetë në Kuvend në shtator, ligji i dekriminalizimit e pengon! KQZ s'i jep mandatin! Saliu po e çon PD-në drejt anti-amerikanizmit

22 Korrik 2021, 23:02 | Përditesimi i fundit: 2021-07-23 07:04:55

Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk mund të jetë në Parlament në shtator sepse nuk e lë ligji i dekriminalizimit. Deklaratën e ka bërë një njohës shumë i mirë i ligjit siç është avokati i njohur Spartak Ngjela. Në studion e Repolitix në Report Tv Ngjela tha se neni 2 i ligjit e thotë shumë qartë këtë. Ai tha se nuk është vetëm një njeri, por bashkë me familjen, dhe kjo nuk është aspak gjë e vogël. "Kemi njërin që është “non-grata”, me gjithë familjen. E keni dëgjuar deklaratën e Blinken? E pra, është “non-grata” dhe KQZ në bazë të këtij neni të shpalljes “non-grata” nuk duhet t’i japë Berishës mandatin e deputetit. Në shtator ai nuk duhet të jetë në parlament. Vetëm nga ajo deklaratë e kap neni që nuk e lejon të hyjë në parlament", tha Ngjela.