Ngjela për Report Tv: Situata penale e Berishës po rëndohet çdo ditë e më shumë, pa ikur ai PD s’vjen kurrë në pushtet! Mori rezultatin më të dobët historik

19 Maj, 20:11 | Përditesimi: 19 Maj, 20:11

Ish-deputeti demokrat Spartak Ngjela analizon për 'Studio Live' situatën politike të PD-së pas zgjedhjeve të 11 majit dhe pozicionin juridiko-ligjor të Sali Berishës, teksa sot GJKKO kaloi aferën e dosjes "Partizani" në proces gjyqësor pas 7 muaj zvarritjesh. Avokati shprehet se nëse Berisha dënohet, sipas Kushtetutës largohet përfundimisht nga politika dhe sa të jetë ai në PD, kjo parti nuk fiton dot kurrë

r.k./Shqiptarja.com