Ngjela pro hartës së re gjyqësore: Që kur isha ministër drejtësie kërkova 12 gjykata! Ja argumenti që kishte

14 Korrik, 22:21

Avokati Spartak Ngjela është pro hartës së re gjyqësore. Në intervistën për 'Repolitix' nga gazetari Denis Minga, Ngjela u shpreh se që në vitin 1998 kishte kërkuar 12 gjykata në të gjithë vendin pasi përdori argumentin e karakterit metropolitan, por pati ndërhyrje.

"Kanë njëfarë të drejte që i kërkojnë zgjidhje qeverisë se do bëhet me ligj parlamentar. Qeveria ka shumicën. Ata thonë mos bëni ligjin. KLGJ nuk kanë cfarë ti thonë. Nuk ndërhyn dot avokatia. Qeveria nuk është shprehur do e votojë ligjin apo jo.

Që në 1998, kur kam qenë ministër i drejtësisë kam kërkuar 12 gjykata. Argumenti im është i filozofisë së të drejtës në funksion të gjyqësorit që gjykata ka karakter metropolitan. Gjykata ka karakter metropolitan. Metropol do të thotë qytet i madh. Thërrita ekspertët e popullsisë së një qyteti dhe më analizuan metropolet, dolën 12. E mora me ekspertë. I thashë më nxirrni banorët me mbi 60 mijë banorë. Më ndërhynë andej e këtej dhe hoqa dorë. Nuk mund të dal nga ideja ime", tha Ngjela.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha