Ngritën një komision hetimor për '25 prillin' por PS-PD nuk bien dakord për datën e mbledhjes! Nënkryetari Toni Gogu: Në ofenduan por ne do jemi sërish nesër këtu

21 Tetor 2021, 12:36

Serish përplasje për mbledhjen e radhës të Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Janë përplasur sërish Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, pasi sot në mbledhje kanë munguar të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike.

Nënkryetari socialist i Komisionit, Toni Gogu, tha se në mbledhjen e kaluar që u zhvillua dy ditë më parë nuk u votua që Komisioni të mblidhej dje por u la për sot.