Ngrohja globale, bota kalon ‘kufirin’ 1.5 gradë celsius gjatë viti që lamë pas! Shkencëtarët: Po përjetojmë periudhën më të ngrohtë

8 Shkurt, 15:09

Shkencëtarët ngritën alarmin se ngrohja globale kaloi limitin e përcaktuar më herët prej 1.5 °C, sipas një dakordësie të liderve botërore në 2015. Sipas shërbimit klimatik të BE Copernicus, temperaturat kanë vijuar të rriten në mënyrë shqetësuese gjatë vitit të fundit që konsiderohet edhe një periudhë me temperature rekord të nxehta.