Nicolas Maduro betohet si president për një mandat të 3, SHBA rrit shpërblimin për arrestimin e liderit të Venezuelës

11 Janar, 16:15

Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro u betua në detyrë për një mandat të tretë radhazi të premten, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar njoftuan një raund të ri sanksionesh ndaj qeverisë gjithnjë e më autoritare.