Nipi humbi jetën në minierë 8 muaj më parë, xhaxhai i Fiqiri Karajit i përlotur: La 3 fëmijë jetimë! Privati vetëm po i gërryen pa kriter minierat, s'ka inxhinierë e profesionistë

21 Shtator 2021, 12:16

I përlotur, xhaxhai i Fiqiri Karajit, minatorit 47-vjeçar që humbi jetën në minierën e Bulqizës në shkurt të këtij viti, thotë se nuk mori asnjë shpjegim për vdekjen e nipit, i cili la 3 fëmijë jetimë. Për 'Report Tv' Gani Karaji ai u shpreh se kushtet e punës në minierë sot janë të vështira dhe se kompanitë private që i kanë në administrim, vetëm po i gërryejnë pa kriter. Sipas tij, në miniera mungojnë inxhinierët e profesionistët.