Nipi ushtar kthehet nga lufta pasi çliroi Kherson, e ulur në gjunjë gjyshja shpërthen në lot, e ‘mbyt’ me përqafim

12 Nëntor 2022, 22:14

Ushtarët ukrainas të kthyer në Kherson, tashmë i çliruar pas 8 muajsh nën pushtimin rus, janë kthyer në shtëpi dhe janë “mbytur” me puthje dhe përqafime të familjarëve. Një video prekëse është publikuar në rrjetet sociale, ku një ushtar ukrainas është pritur te dera e shtëpisë nga gjyshja e tij, e cila ka shpërthyer në lot sapo e sheh. Gjyshja, e ulur në gjunjë hap krahët për nipin që nxiton të vrapojë e të marrë përqafimin e munguar prej kaq shumë kohësh.

  •