Nis 'countdown', edhe pak orë nga finalja Roma-Feyenoord! Tifozët 'të karikuar' me këngë e birra

25 Maj 2022, 18:34 | Përditesimi i fundit: 2022-05-26 08:33:37

Report Tv sjell minutë pas minute atmosferën në Tiranë! Sonte në orën 21:00 është finalja Europiane e Conference League. Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për Shqipërinë, pasi për herë të parë në vendin tonë luhet një finale europiane. 800 të VIP të UEFA-s dhe 300 gazetarë nga e gjithë bota të pranishëm!