Nis eksporti i peshkut Ton drejt Japonisë, zv.ministri i Bujqësisë: Për 3-4 vite investimi shkon në 35 mln euro! Kapet në Mesdhe dhe vjen i gjallë në Shqipëri, kultivimi monitorohet me kamera

3 Dhjetor 2021, 21:04

Shqipëria do të kthehet në një nga pikat më të mëdha në Mesdhe për rritjen dhe tregtimin e peshkut Ton, ku aktualisht ky eksport ka nisur me Japoninë. Zv. ministri i Bujqësisë, Roland Kristo në një intervistë për "Studio Live", tha se për 3-4 vite pritet të investohen 35 milionë euro duke nxitur fuqizimin e këtij sektorit biznesi në vendin tonë.