Nis festa kuqezi, mijëra tifozë mblidhen në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' para ndeshjes me Anglinë

16 Nëntor, 15:18 | Përditesimi: 16 Nëntor, 15:18

Në orën 18:00 nis ndeshja kundër Anglisë në "Air Albania" dhe mijëra tifozë të Kombëtares janë tubuar përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë. Me ngjyrat kuqezi dhe me qeleshe, këngë dhe valle patriotike, dueli pritet me interes dhe do kthehet në festë, pasi si Shqipëria dhe Anglia i kanë arritur objektivat. Sot më shumë ndeshja do jetë një 'miqësore luksi'.

E.H/Shqiptarja.com