‘Nis investimi i një prej pikave më të mëdha të Mesdheut për distribucionin e peshkut ton’, Rama: Shqipëria një nga vendet kyçe për ekonominë globale të këtij produkti

20 Qershor 2021, 19:19

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik lajmin se ka filluar investimi për krijimin e një prej pikave më të mëdha të Mesdheut për distribucionin e peshkut Ton në të gjithë botën.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama ka ndarë pamje nga procedura e këtij investimi i cili do jetë me tre faza, i shtrirë në tre vjet dhe do të kalojë shifrën e 10 milionë eurove.

Kryeministri shprehet se Shqipëria do të bëhet një nga vendet kyçe në Mesdhe për ekonominë globale të këtij produkti shumë të kërkuar të detit.

“Ekonomia blu, do të njohë një rritje të re të fuqishme në rrugën e Shqipërisë 2030”, shkruan Rama në fund të postimit.