Nis jozyrtarisht gara në Britani për zëvendësimin Boris Johnson, kush do të marrë drejtimin e Britanisë së Madhe

8 Korrik 2022, 17:32

Johnson, të enjten, ka dhënë dorëheqjen si lider i Partisë qeverisëse Konservatore, ndërsa ka thënë se do të mbetet kryeministër derisa të zgjidhet pasardhësi i tij. Tom Tugendhat është deputeti i fundit konservator që ka shfaqur interesimin për lidership, duke iu bashkuar në këtë ambicie prokurores së përgjithshme, Suella Braverman, dhe deputetit Steve Baker. Plani për zgjedhjen e kreut konservator do të konfirmohet javën e ardhshme, ndërsa kryeministri i ri pritet të zgjidhet deri në shtator.