Nis nesër Konferenca e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, Hasani: Diskutime mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në BE

25 Gusht, 14:52

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të organizojë nga 26-28 gusht Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”. Lajmi u bë i ditur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, në një postim në rrjetet sociale.

“Me ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë mblidhemi nesër në Tiranë, në një diskutim tre ditor, mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin. Bashkohuni me ne, për të mësuar më shumë rreth angazhimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, shkruan Hasani.

Konferenca  do të organizohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe të pranishëm të ftuar pritet të jenë edhe personalitete të shtetit shqiptar dhe të huaj.

 

    No videos found.