Nis periudha e Sylvinho-s, publikohet lista e kombëtares për ndeshjen e parë eliminatore të 'Euro 2024'

17 Mars 2023, 16:00 | Përditesimi i fundit: 2023-03-17 16:02:30

Tre surpriza janë në listën e parë të futbollistëve të grumbulluar nga trajneri i kombëtares Sylvinho. Për herë të parë janë grumbulluar Jasir Asani, Andi Hadroj dhe Anis Mehmeti, ndërsa ka rikthime si Jon Mersinaj apo Taulant Seferi.