Nis punimet Kuvendi Ndërkombëtar i Studimeve Albanologjike, Gjinushi: Arritja më e madhe! Nikolla: Albanologët shqiptarë qëndrojnë me dinjitet në krah të dijetarëve të shquar evropianë e botërorë

25 Nëntor 2021, 22:48

Kuvendi Ndërkombëtar i Studimeve Albanologjike i organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave e Kosovës ka çelur sot punimet në Tiranë.

Rreth 180 studiues të albanologjisë, vendas e të huaj janë ritakuar pas 50 vitesh në Shqipëri, ku kujtojmë se një kuvend me të tilla përmasa është mbajtur në vitin 1972.