Nis rrugëtimi i Euro 2024/ Sonte Itali-Angli në Napoli, Mancini: Futemi në fushë me krenarinë e kampionëve në fuqi

23 Mars 2023, 16:54

Kualifikueset e Europianit 2024 do të nisin sonte me një përballje emblematike në grupin C, pasi në Napoli do vihen kundër Italia me Anglinë, dy finalistet e Euro 2022. Në fushë sonte do të zbresin edhe kombëtare të tjera me emër siç janë Portugalia dhe Danimarka.