Nis sonte sezoni i ri i Champions League, i 67 në histori! Barcelona-Bayern, katalanasit duan hakmarrje për humbjen 8-2

14 Shtator 2021, 13:03

Sezoni i ri i Champions League, i 67 në histori, do të startojë sonte me një superpërballje si Barcelona-Bayern Mynih, me katalanasit që ende janë të zemëruar për atë humbje 8-2. Sakaq në ditën e parë të Championsit do të luajë edhe Cristiano Ronaldo me Manchester United, por edhe Juventusi me Chelsean që është kampione në fuqi.