Nis vettingu në Policinë e Shtetit, hidhet shorti për 36 emrat e parë të drejtuesve! Çuçi: Procesi të jetë i shpejtë dhe transparent

11 Prill 2023, 11:22 | Përditesimi i fundit: 2023-04-11 15:28:20

Nis vettingu në Policinë e Shtetit. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore zhvilloi procedurën e hedhjes së shortit të parë për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe AMP-së. Për të ndjekur nga afër procesin ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kreu i AMP-së, Ardi Veliu, përfaqësues të ICITAP, si edhe trupat vlerësuese. Ministri Çuçi gjatë fjalës së mbajtur kërkoi që vlerësimi të kryhet në mënyrë të pandërprerë për t’u vetuar të gjithë subjektet që përcakton ligji.