Nishani: Lista e kandidatëve për deputetë u zgjodh në të njëjtën metodë si në 2017 nga Basha, puna e Komisionit të Vlerësimit u zerua

17 Qershor 2021, 22:05

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani në emisionin Repolitix në Report Tv tha se lista e kandidatëve për deputetë për 25 prillin është zgjedhur me të njëjtën metodë si në 2017 nga Basha. Puna e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve sipas Nishanit është zeruar nga Basha.

“Skam frikë të marr asnjë përgjegjësi kur më takojnë përgjegjësi, skam qenë kryetar. E gjithë puna e atij komisioni u 0. Lista e kandidatëve nuk prodhohej nga komisioni, por prodhohej vetëm një listë. Njerëz që nuk ishin vlerësuar nga komisioni u vlerësuan dhe ata që ishin vlerësuar nuk u vlerësua. Lista ka qenë e njëjta metodë që Basha ka përdorur në 2017. Në shumicën e këtyre deputetëve që janë sot ruaj respekt sepse kanë bërë betejë të mirë, skanë pasur mbështetje nga partia e tyre”, tha ai.