Nisin homazhet, trupi i pajetë i Pele-s do qëndrojë 24 orë në stadiumin e Santos-it! Autokolona udhëhiqet nga Infantino, mijëra njerëz presin radhën në nder të 'Mbretit'

2 Janar 2023, 15:40

Për 24 orë me rradhë janë duke u zhvilluar në stadiumin e Santosit homazhet për vdekjen e legjendës së futbollit Pele. Autokolona e lamtumirës nisi me presidentin e FIFA-s Infantino, ndërsa pritet që me qindra-mijëra dashamirës të nderojnë ‘Mbretin’. Të martën do kryhet edhe ceremonia e varrimit.