Nisin lëvizjet për t’i hequr licencën kompanisë ‘Fusha’, 5 muaj pasi fitoi tenderin për pastrimin 1/4 e Tiranës! ‘Fusha’ sh.p.k: Veliaj duhet të ketë ngatërruar zonat

20 Shtator 2021, 17:05

Kryebashkiaku Veliaj paralajmëroi heqjen e licencës kompanisë që është kontraktuar për pastrimin e zonës 4 të Tiranës pasi nuk po kryen shërbimin. Tenderin për pastrimin e kësaj zone e ka fituar kompania ‘Fusha’ e Shkëlqim Fushës që në shkurt 2021. Kompania ‘Fusha’ pretendon se kritikat e kryebashkiakut nuk i adresohen asaj dhe se nuk e kishte me zonën nr. 4.