Nisin që sonte festimet për ditën e Verës, Korça e Durrësi përcjellin atmosferë me koncert dhe ballokume! Ndezin zjarre dhe mirëpresin pranverën

13 Mars 2022, 19:46 | Përditesimi: 14 Mars 2022, 14:15

Teksa nesër shënohet 14 marsi dita e Verës, Korça e Durrësi kanë nisur që sonte festimet duke ndezur zjarret, duke sjellë një atmosferë të gëzuar për ti uruar mirëseardhjen pranverës. Kjo festë është një traditë e vjetër qe qyteti i Korçës e ruan ende ndërsa amvisat ne vigjilje të ditës së verës gatuajnë kulaçet dhe lyejnë vezët e kuqe që simbolizojnë bujarinë dhe mbarësinë që sjell pranvera.

Edhe ne zona te ndryshme të Durrësit janë ndezur vatra zjarri në respekt të traditës, ndërsa në Elbasan dita e verës pritet me një koncert festiv që mbahet sonte në shesh.

r.k./Shqiptarja.com