Nisma për furnizim me gaz natyror, Balluku: Nevojitet plan veprimi për të parandaluar rreziqet dhe emergjencat

24 Qershor 2021, 13:28

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku prezantoi në Kuvend nismën për furnizim me gaz natyror. Siguria e furnizimit me gaz ministrja tha se është prej kohësh një prej politikave globale më të ndjeshme. Kjo nismë sipas Ballukut përmban në një pikë planin e veprimit dhe emergjencës në rast të ndërprerjes së furnizimit.

“Kemi punuar për hartimin dhe përmbushjen e legjislacionit. Nevoja për përditësim është e domosdoshme. Ndryshimet që propozojmë kanë element të rinj për sigurinë në furnizimin me gaz natyror.  Siguria e furnizimit me gaz është prej kohësh një prej politikave globale më të ndjeshme.

Thelbi i kësaj rregullore është hartimi i një plan veprimi parandalues dhe një plan veprimi për përballimin e pasojave.  Masat që duhet të merrem për situate emergjente do hartohen nga dy plane. I pari është plan veprimi parandalues për të parandaluar rreziqet në furnizimin me gaz natyror. Plani i dytë është ai i emergjencës me masat që duhen marrë në rast ndërprerje të furnizimit me gaz”, u shpreh Balluku ndër të tjera.