Një 49 vjeçar vritet me armë zjarri për një shpullë në Çerem të Tropojës! Arrestohet pas pak orësh autori zjarrfikës, e ekzekutoi me pistoletë pasi i rrahu djalin (EMRAT)

4 Shtator 2021, 17:59 | Përditesimi: 4 Shtator 2021, 17:59

Një shpullë është bërë shkak për vrasjen e 49 vjeçarit Isat Goçaj në fshatin Çerem të Tropojës rreth orës 15:30 të ditës së sotme.

Autori Altin Ismajlisufi banues në të njëjtin fshat, ka marrë pushkën dhe ka qëlluar për vdekje 49 vjeçarin pasi ky i fundit ka rrahur djalin e tij.  Ismajlisufi  është arrestuar pak orë më parë nga policia. Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen. Autori po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

LR/Shqiptarja.com