Një shpullë është bërë shkak për vrasjen e 49 vjeçarit Isat Goçaj në fshatin Çerem të Tropojës rreth orës 15:30 të ditës së sotme.
Autori Altin Ismajlisufi me profesion zjarrfikës, banues në të njëjtin fshat, ka marrë pistoletën dhe e ka qëlluar për vdekje 49 vjeçarin pasi i biri i kishte thënë se Isat Goxhaj e kishte rrahur. Menjëherë më pas, efektivi i forcave zjarrfikëse, ka debatuar fillimisht me Goçajn dhe më pas e ka qëlluar për vdekje, me një armë zjarri tip pistoletë.















