POGRADEC- Për të parën herë në këtë sezon veror, në qytetin e Pogradecit janë ndalur mjetet e koleksionit shqiptar Retro. Kudo ku ekspozohet, Retro sjell art, dëshirë, ngjyrë, pasion, bukuri, por mbi të gjitha sjell kulturën e ruajtjes së vlerave të mjeteve historike.
60 mjete Retro janë vendosur në shëtitoren e Pogradecit, në sheshin e Trëndafilave, buzë liqenit, ku do të qëndrojnë për dy ditë me rradhë. Kjo fundjavë në Pogradec nën tingujt e muzikës Jazz dhe Swing prezanton për qytetarët dhe turistët mjete te markave dhe viteve te ndryshëm, të cilat vijnë në këtë paradë si pasuri të vyera të koleksionistëve dhe restauratorëve.















