Një ditë më parë vodhi makinën në Tepelenë, i riu kapet në Durrës! Tenton t'i ikë Policisë dhe përplas 4 automjete

26 Shtator, 15:28 | Përditesimi: 26 Shtator, 15:28

Vetëm një ditë pasi vodhi një makinë në Tepelenë, 30-vjeçari Mariglen Kondi u arrestua në Durrës, teksa tentoi t’i ikte Policisë. Gjatë arratisjes, ai përplasi 4 automjete, ndërsa më pas braktisi makinën dhe tentoi të largohej me vrap.

E.H/Shqiptarja.com