Një ditë pas atentatit të Muçës, RENEA aksion në disa qytete! Autorët e kanë mbajtur në vëzhgim për 1 javë!

24 Gusht 2021, 22:21 | Përditesimi: 24 Gusht 2021, 22:21

Një ditë pas atentatit në Lushnjë ku u vra Bledar Muça duke pirë kafe në lokalin e tij, RENEA ka zbarkuar në Lushnje, Lezhë, Durrës, Shkodër. Nga kontrollet deri më tani kemi dhjetëra të shoqëruar, mes tyre 2 persona të dyshuar për bashkëpunim në vrasjen e Muçës Pronari i “Bar Pedonale” në Lushnje u ekzekutua teksa pinte kafe në lokalin e tij mbrëmjen e së hënës, ndërsa 5 persona të tjerë, kunati dhe klientë të zakonshëm, mbetën të plagosur. Deri më tani me mbi 20 persona të shoqëruar policia nuk ka ende një autor të dyshuar, por dyshon se vrasësi është me pagesë. Bledar Muça, 34 vjeç ishte i martuar me mbesën e Roland Shytit të “Hakmarrjes për drejtësi” dhe pikërisht konfliktet nga kjo lidhje familjare, dyshohet të jenë shkak për atentatin. Pistë hetimi lidhja me bandën famëkeqe.

r.k./Shqiptarja.com