Një ditë pas betimit të deputetëve në Kuvend, Meta dekreton Edi Ramën si Kryeministër të Shqipërisë

11 Shtator 2021, 11:32 | Përditesimi: 11 Shtator 2021, 11:32

TIRANË- Një ditë pasi u betuan deputetët e rinj në Kuvend, presidenti Ilir Meta nuk ka humbur kohë dhe ka dekretuar Edi Ramën, si kryeministër i Shqipërisë, dalë fitues nga zgjedhjet e 25 prillit. Dokumenti i firmosur nga kreu i shtetit mban datën e djeshme, 10 shtator dhe hyn në fuqi menjëherë.

 

r.k./Shqiptarja.com