Një fermer në Gaza gërmon dyshemenë dhe gjen mozaikun bizantin! Ekspertët: Zbulimi me vlera të jashtëzakonshme

19 Shtator 2022, 16:16

Një fermer palestinez ka zbuluar një mozaik të zbukuruar bizantin në një pjesë dyshemeje ndërsa përpiqej të mbillte një pemë ulliri në tokën e tij në Rripin e Gazës. Salman al-Nabahin tha se po gërmonte në tokë bashkë me të birin kur zbuluan edhe disa seksione të tjera që formonin me pllaka të vogla guri shumëngjyrësh kafshë dhe zogj.