Një jetë mes fotosh, publikohet në Muzeun Marubi ekspozita e Rraboshtës: Fotografi i njerëzve të thjeshtë

23 Korrik 2021, 19:03

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” prezanton për herë të parë ekspozitën e autorit Pjetër Rraboshta. 80 fotografitë, që i përkasin viteve 1940-1960 përcjellin për publikun momente të jetës së përditshme por edhe festave të asaj kohe.