‘Një jetë’ në arrati, kapet 'kumbari' i mafies siçiliane, Matteo Messina Denaro! 30 vite më parë në të njëjtën datë ra në pranga edhe Toto Riina! U gjet në një klinikë private në Palermo

16 Janar 2023, 14:54

ITALI- Një aventurë e 30 viteve arrati duket se ka përfunduar për bosin e mafies, Matteo Messina Denaro, i cili është vënë sot në pranga nga karabinerët në Itali. Ai është kapur në një klinikë private Maddalena në Palermo kurohej prej një viti nga tumori. Sipas dëshmisë së vetë drejtorit të klinikës, Messina Denaro do të kishte tentuar të arratisej por u kap nga karabinierët. Prej 30 vitesh, nuk qarkullonte asnjë fotografi e tij. Arrestimi i Matteo Messina Denaro u bë pikërisht 30 vjet pas atij të Totò Riina, i cili u kap më 15 janar 1993, po në Palermo.